Mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugët rreth Pallatit Buckingham për të nderuar trupin e pajetë të mbretëreshës që po shoqërohet në sallën Westminster.
Pallati mbretëror korrigjoi gabimin në lidhje me përzgjedhjen e një makine gjermane për të mbajtur trupin e mbretëreshës.
Zgjedhja e një mjeti me origjinë gjermane për të transportuar trupin e mbretëreshës Elizabeth shkaktoi një mori reagimesh , duke lënduar krenarinë kombëtare të nënshtetasve të saj besnikë.

Ky gabim u korrigjua mbrëmjen e djeshme kur trupi i mbretëreshës kaloi nëpër portat e Pallatit Buckingham me një automjet britanik , konkretisht një makinë vdekjeje e projektuar disa vite më parë nga vetë Elizabeth dhe e bazuar në një Jaguar XF.
Shndërrimi i sedanit në autoveturë u ndërmor nga kompania britanike Wilcox Limousines, e cila zgjodhi ngjyrën “Royal Claret”, e cila është ngjyra zyrtare e automjeteve mbretërore dhe shtetërore.