Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të papritur në burgun e Fushë Krujës, duke kontrolluar me kujdes qelitë dhe ambientet e institucionit.
Gjatë operacionit, i cili zgjati rreth dy orë, u sekuestruan telefona celularë, orë/telefon, mjete të mprehta të improvizuara dhe sende të tjera të ndaluara, duke rritur masat për sigurinë dhe rendin në burg.
Drejtoria thekson se çdo tentativë për të cenuar rregullin brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit do të trajtohet menjëherë dhe pa kompromis, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjitha burgjet e vendit.









