-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja e re territoriale, Bylykbashi: Qeveria Rama shpopulloi rajonet e Shqipërisë

Kryesoret

Në mbledhjen e kësaj të mërkure ku PD prezantoi draftin paraprak për reformën territoriale. Sipas Deputetit Oert Bylykbashit ndarja e tanishme ka dështuar në aspektin e demokracisë vendore.

“Ka dështuar në aspektin e demokracisë vendore, ka dërrmuar tashmë raportin midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, ka dërrmuar decentralizimin, një periudhe mbi 20 vjeçare ku të gjithë ne jemi përpjekur, pas rënies së komunizmit që të decentralizojmë pushtet sa më pranë qytetarëve. Tashmë kjo është e harruar.

Ka dërrmuar aspektet e financave të pushtetit vendor, sot një pjesë e madhe e  këtyre bashkive që u krijuan pas vitit 2015 kur ajo u zbatua, janë tashmë me probleme të rënda financiare, administrimi, i cili është gjithnjë e më shumë i politizuar dhe i kalbur nga korrupsioni, por mbi të gjitha edhe zhvillimin e këtyre njësive.

Projekte të mëdha në komunitete, në njësi që dikur ishin duke u zhvilluar në mënyrë të ndejshme, sot janë ndërprerë sepse financat, taksat që mblidhen prej tyre janë transferuar drejt qendrave. Pra qartazi ishte një projekt centralizimi pushteti nga Edi Rama për ta bërë më të thjeshtë kontrollin e qeverisë përmes një dore për të grabitur, për të vjedhur sa më shumë taksat dhe resurset e shqiptarëve.”, tha Bylykbashi

Gjithashtu ai shtoi se pasojë e ndarjes së tanishme është edhe shpopullimi i rajoneve të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit