Pedagogët nesër do të nisin protestat. Sindikata e punonjësve të universitetit të Shqipërisë, ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojnë një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Protesta do të zhvillohet në orën 10:00, vjen pas mosreagimit të kryeministrisë së Ministrisë së Arsimit për kërkesat që sindikata ka parashtruar, kryesoja; pagat.
“Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton që rritja e inflacionit, çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, nuk i përgjigjet pagesave të pedagogëve, të cilat janë më të ultat në rajon” është kërkesa e parë nga 7 të tilla.
