Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të krijoj një qendër të re për trajnimin e doganierëve. Sipas njoftimit tatimorët dhe doganierët duhet të rrisnin performancën e tyre në punë.
Qendra ka për mision të sigurojë që kapacitetet e burimeve njerëzore të administratës tatimore dhe doganore në fushën fiskale të jenë në nivele të larta. Me qëllim rritjen e performancës së tyre në kryerjen e detyrave dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, që ofrojnë këto administrata ndaj tatimpaguesve.
“Fushat e përgjegjësisë së Qendrës janë:
a) forcimi i njohurive specifike të nëpunësve të administratës tatimore dhe doganore në fushën fiskale nëpërmjet trajnimeve;
b) kërkimet studimore dhe analizat në fushën fiskale;
c) botimi i studimeve në fushën fiskale;
ç) krijimi i njohurive specifike fiskale për nëpunësit e administratës shtetërore, që kanë lidhje me fushën fiskale, sipas kërkesës dhe kur është e mundur nga Qendra,” ka njoftuar qeveria.