-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria hap “qesen” për doganierët, pret t’i mbushin “thesin” në fund

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të krijoj një qendër të re për trajnimin e doganierëve. Sipas njoftimit tatimorët dhe doganierët duhet të rrisnin performancën e tyre në punë.

Qendra ka për mision të sigurojë që kapacitetet e burimeve njerëzore të administratës tatimore dhe doganore në fushën fiskale të jenë në nivele të larta. Me qëllim rritjen e performancës së tyre në kryerjen e detyrave dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, që ofrojnë këto administrata ndaj tatimpaguesve.

Fushat e përgjegjësisë së Qendrës janë:

a) forcimi i njohurive specifike të nëpunësve të administratës tatimore dhe doganore në fushën fiskale nëpërmjet trajnimeve;
b) kërkimet studimore dhe analizat në fushën fiskale;
c) botimi i studimeve në fushën fiskale;
ç) krijimi i njohurive specifike fiskale për nëpunësit e administratës shtetërore, që kanë lidhje me fushën fiskale, sipas kërkesës dhe kur është e mundur nga Qendra
,” ka njoftuar qeveria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit