-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama bën përjashtim nga manualet e BE dhe SHBA për çmimet

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim në Shijak me qytetarë dhe intelektualë, u shpreh se qeveria ndërton një kilometër rrugë edhe 13 herë më shtrenjtë se kostoja e saj.

“Këta ndërtojnë një kilometër rrugë me çmim katër, gjashtë tetë e madje edhe 13 herë më të shtrenjtë se kostoja e ndërtimit.
Ndërtojnë një kilometër në fushë autostradë me tender me 22 mln euro në gjithë Europën që nuk ndërtohet më shumë se 3 mln.

Manuali i ndërtimeve përcakton me saktësi çmimin që përdoret, një manual është i BE një i SHBA. Kodifikojnë çmimet por përjashtim absolut bën Rama dhe administrata e tij. Ndërtojnë shkolla.

Në Tiranë ndërtohen shkolla nga donatorët të cilët ja kanë besuar paratë.

Ajo administron, ndërton shkollë me 620 mijë euro. Veliaj ndërton shkolla me 4, 5 3 mln euro. Kjo është e vërtetë, shkolla “Sami Frashëri” 5.2 mln euro.

Shkolla “Bashkim Fino” 4.2 mln euro. Të gjitha këto me paratë e qytetarëve, duke vjedhur”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha është shprehur kundër vendime vetë qeverisë për të rritur pagën minimale në 34 mijë dhe pensionet me 9.5% krahasuar me një vit më parë, duke thënë se kjo nuk mjafton. Në një nga takimet e tij me banorët e Shijakut, Berisha tha se rrogat e pensionet duhej të ishin 3-fishuar.

“Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane. Nuk mund të themi se këtu ishte tirania e mjerimit, por një politikë shpresëvrasëse e një trashëgimtari të nomenklaturës së vjetër, arriti të godasë, vrasë shpresën nga muaji në muaj, viti në vit, të krijojë tek të rinjtë, por jo vetëm ata, bindjen që Shqipëria nuk bëhet dot nga shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit