Për ndikimin rus në Ballkan dhe luftën në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë së fundmi për “Die Presse”, media austriake.
Ndër të tjera në intervistë, Rama shprehet se Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë. Ndërkohë, ai kërkon që të mos ushtrohet më presion ndaj Beogradit për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
Edi Rama: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë.
Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?
Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE .