-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: “I fundit” i Martinajve shfaqet edhe te masakra e Fushës Krujës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja e efektivit të policisë, Jeton Lami që u arrestua pak javë më parë për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se lëvizte me makinë Ervis Martinajn kur në fakt duhet ta arrestonte.

Por cilat janë detajet e reja?

Oficeri rezulton se ka transportuar tre personat e vrarë më 17 korrik në Krujë mes të cilëve edhe Brilant Martinaj, i afërm i Ervis Martinajt. Për këtë ngjarje, pritet që hetuesit të marrin sërish në pyetje oficerin e arrestuar. Në këtë ngjarje humbën jetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Prokuroria ka zbuluar se oficeri Jeton Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga një restorant tek një servis në fshatin Larushk, shkruan gazetari Elton Qyno.

“…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqja.

Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.

Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…” thotë ai. Pra personi i fundit që Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata takuan ishte pikërisht polici Jeton Lami, agjenti i njësisë “Fast”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit