Një 53-vjeçar është arrestuar këtë zë mërkurë nga policia e Vlorës.
Ai po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.