-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtarakët me mision jashtë vendit, qeveria premton mbulim të shpenzimeve

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbulojë shpenzimet e ushtarakëve të cilët do të shkojnë me trajnim jashtë vendit.

Përveç shpenzimeve të tyre bazë do të mbulohen dhe ato të bashkëshorteve.

Njoftimi i qeverisë

  1. Ky vendim zbatohet për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me gradat e personelit ushtarak, që emërohen me detyrë jashtë vendit dhe ushtrojnë detyrën si rezidentë në një shtet të huaj, në:

a) misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë;
b) përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s;
c) stafin ndërkombëtar, stafin ushtarak ndërkombëtar, strukturën e komandës, strukturën e forcës, agjencitë dhe qendrat e NATO-s;
ç) organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

  1. Për efekt të këtij vendimi, familjarë të personelit ushtarak dhe civil, që emërohen me detyrë jashtë vendit, janë bashkëshorti/ja, fëmijët, si dhe persona të tretë, në kujdestari, të cilët shoqërojnë personelin në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit