Plazhe, clube nate dhe lounge janë zonat e preferuara të trafikantëve të drogës.
Së fundmi policia ka arrestuar Ardian Tatin, ky i fundit kishte nën shënjestër clubet e natës në Dhërmi ku dhe shpërndante lëndë të ndryshme narkotike.
Tableta ekstazi, MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD dhe një sasi kokaine, këto ishin të gjitha llojet e drogave që ai kishte furnizuar lokalet në zonat bregdetare. Ai u kap në kushte flagrante dhe sasia iu gjet në banesë.
Në fakt jo vetëm bregdeti është i prekur nga ky fenomen, tre trafikantë të tjerë nga Bulqiza, kanë mbuluar me drogë zonën e kryeqytetit.
Idrit Rexha, Florenc Selimi dhe Eridon Alliu, u arrestuan nga policia këtë të mërkurë. Atyre iu gjetën sasi të konsiderueshme kanabis dhe heroinë si dhe një pistoletë.