Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka qenë i pranishëm në qytetin e rimarrë të Izyum-it, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.
Gjatë vizitës së tij, Zelensky falënderoi trupat që morën pjesë në kundërsulmin kundër pushtuesve rusë.
Ai mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit dhe tha se flamuri ukrainas do të kthehet në çdo qytet dhe fshat të vendit.
Zyrtarët ukrainas thonë se ata po synojnë qytete në rajonin lindor të Donbasit, pasi kanë arritur një seri fitimesh në një kundërofensivë të shpejtë.
Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.
Në një fjalim në mbrëmje vonë të martën, Zelensky tha se forcat e tij po forconin kontrollin e tyre mbi 8,000 km katrorë (3,088 milje katrore) të territorit të rimarrë në rajonin e Kharkiv.
Të enjten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase kishin rimarrë 1 mijë km katrorë.
Ai u zotua të rimarrë të gjithë territorin ukrainas të pushtuar ende nga forcat ruse.
Ndërsa Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, qytetet në Donbas që ranë në fillim të luftës janë tani në fokusin e forcave përparuese të Kievit.