-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA e kapi me “presh” në duar! Ky është gjyqtari që mbylli dosjen e Bashës

Kryesoret

Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”. Kjo deklaratë e një zyrtari të lartë amerikan riktheu edhe njëherë në Tiranë debatin për financimin me para ruse të PD-së në kohën që drejtohen nga Lulzim Basha.

Por si nisi historia që u mbyll në janar të 2020-tës?

Pas shpërthimit të skandalit prokuroria e Tiranës nisi hetimet duke marrë në pyetje kupolën e PD-së asokohe me Lulzim Bashën në krye, numri dy, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin, që ishte financieri i partisë. Por rrugës tre prokurorët e dosjes u përçanë.

Dy nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako firmosën kërkesën për dërgimin e dosjes në gjyq vetëm për akuzën e falsifikimit.

Prokurori tjetër Hysenaj nuk ishte dakord me këtë përfundim. Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, asokohe Elizabeta Imeraj, bllokoi dërgimin e çështjes para gjykatës, duke pretenduar për parregullsi në dosje.

Por jo për shumë kohë. Në fund dosja shkoi në gjyq. Në përfundim gjykata vendosi pushimin e akuzave duke mbyllur njëherë e mirë këtë dosje ligjërisht.

Prokurori Kol Hysenaj, ishte i vetmi që u shpreh kundër vendimit të gjyqtarit Lazer Sallaku që e mbylli dosjen.

Ai u shpreh se ekziston fakti penal për të të akuzuarit. Çështja tashmë është rikthyer sërish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit