-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati çon familjen Meta në SPAK

Kryesoret

Avokati Idajet Beqiri ka paditur penalisht në SPAK, ish-presidentin Ilir Meta me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Pjesë e padisë janë edhe dy nga fëmijët e çiftit Meta, Besari dhe Bora.

Ai e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat ndërkohë që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike.

Sipas tij Meta dhe Kryemadhi kanë kryer trajtime mjekësore me vlera kolosale në San Marino me një vlerë rreth 290 mijë euro dhe në Vjenë përgjatë viteve 2013-2014.

Kjo është padia e dytë ndaj Metës në SPAK krahas asaj të ish-deputetit Halit Valteri.

Ai i akuzon për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit