Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se deputetja, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar që ai të arrestohet dhe të përjashtohet nga parlamenti.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka deklaruar se po persekutohet për shkak se gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës serbe me ambicie realiste karshi Kosovës.
“Zonja Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e ‘garantuar’ me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin”, ka shkruar Kamberi.
Deputeti shqiptar shpejgoi edhe politikën e egër serbe ndaj shqiptarëve, me shembullin e teoricienit italian, Xhordano Bruno, i cili u dogj nga heretikët për mendimet e tij.
“Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”.
“Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, ka përfunduar ai.