-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Karteli ‘Sinaloa’ i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista

Kryesoret

Karteli më famëkeq në botë për trafikun e drogës “Sinaloa” është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista.

Kështu shkruhet në një artikull të medias spanjolle “El Universal”.

Në shkrim bëhet me dije se tentakulat e karteleve meksikane kanë mbërritur tashmë në vendet ballkanike të Evropës Lindore, ku kanë gjetur tokë pjellore për të pastruar paratë e aktiviteteve të tyre të paligjshme, sepse ekonomitë e tyre dhe ligji është i dobët.

“Autoritetet e inteligjencës së qeverisë federale zbuluan se Ismael Zambada García, alias El Mayo, lider i një fraksioni të kartelit Sinaloa, është aleat me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, pasuri të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit bregdetar.

Në veçanti, ata identifikuan se “El Mayo” kishte krijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë si në Shqipëri”.

Gjithashtu bëhet me dije se sipas burimeve të tyre, të katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë dhe drejtues.

Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit