-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa lutet me kreun e parë femër të Kishës Anglikane, thirrje për unitet

Kryesoret

Papa Leo XIV ka pritur sot në Vatikan Kryepeshkopin e Canterbury-t, Sarah Mullally, udhëheqëses së parë grua të Kishës Anglikane, e cila është ngarkuar me përgjegjësinë shpirtërore të rreth 85 milionë anglikanëve në mbarë botën.

Takimi privat midis dy liderëve shpirtërorë u pasua nga një lutje e përbashkët në një faltore të shekullit të 17-të.

Në fjalimin e tij, Papa Leo XIV theksoi se “botës që po vuan i nevojitet paqa e Krishtit”, dhe shtoi se përçarjet mes të krishterëve dobësojnë mundësinë e veprimit të përbashkët për paqe.

Ai gjithashtu vlerësoi përparimin ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane, pavarësisht se janë shfaqur probleme të reja në marrëdhëniet mes tyre.

Kryepeshkopja 63-vjeçare, një ish-infermiere dhe nënë e dy fëmijëve, është një figurë kyçe për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe komunitare mes besimtarëve anglikanë në mbarë botën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit