Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar për kalim emigrantësh në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se J. Zh, banues në Elbasan është shpallur në kërkim prej datës 16.04.2021, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.