Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar ashpër për marrëveshjen e vendosur ,me vendet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ai ka ironizuar darkën që deputet e PS-së, kanë ngrenë në Dubai, një vit më parë duke u thënë se kanë harruar te fusin si pikë te marrëveshja e sigurisë.
“Te kjo marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, keni harruar të vendosni për çmimin e darkës te Nusreti. Që mos t’ju shkojë fluturimi me charter dëm vendoseni në listë t’ju theret viçi i freskët.
Ju thatë e këmbëngulët që Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi po kjo nuk na ndalon ne ta kërkojmë dhe të këmbëngulim për këtë gjë,” është shprehur Korreshi, por nuk ka lënë pa përmendur dhe faktin sesi shqiptarët po emigrojnë në Francën e në Angli si në vitet e para të demokracisë, ku “dukeshin si njerëz me bisht”. Ai ka shtuar se emigrimi si i ligjshëm dhe i paligjshëm është shqetësim për vendin.