-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia po përdor dronë iraniane, Kievi ia rrëzon

Kryesoret

Pas më shumë se 200 ditë lufte të pandërprerë në Ukrainë, sasia e armëve të përdorura ose të dëmtuara ruse është e dimensioneve të padëgjuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë me mijëra mjetet tokësore dhe ajrore që tashmë ndodhen jashtë përdorimit. Kjo ka shtrënguar Kremlinin për të blerë mjete shtesë nga aleatët e pakët që mund të radhisë. Një prej tyre është Irani, nga i cili dyshohet se ka marrë një seri dronesh luftarakë, në veçanti modelin Shahed 136.

Lajmi i furnizimit të Teherenit për ushtrinë ruse dihej prej kohesh, dhe ka qenë e paralajmëruar në korrik edhe nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Por sot burime britanike bëjnë të ditur se forcat e Kievit kanë rrezuar për herë të parë një dron të tillë në qiejt e Ukrainës, duke pohuar lajmet e mëparshme.

Dronet e tipit Shahed janë përdorur shpesh herë gjatë viteve të fundit  nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite, dhe janë dronë jo shumë të avancuar, por praktikë për misione të rëndësisë jo parësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit