Ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec për takime me banorët, protestat në Tiranë kanë vijuar për të gjashtën ditë radhazi, me qytetarë që kundërshtojnë projektin në zonën bregdetare.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe thirrje kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë.
Në mesin e mesazheve u vu re edhe pankarta: “Rama, ne ta grisim kontratën!”, si shprehje e pakënaqësisë së tyre ndaj investimit të planifikuar.
/5pyetjet.al









