-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ta kuptoni që po bëheni toksik në një marrëdhënie

Kryesoret

Me siguri pasi keni përfunduar një lidhje të gjatë kenë thënë apo menduar shpesh me veten tuaj se nuk do të përsërisni më të njëjtat sjellje toksike që keni pasur dhe që në njëfarë mënyre kanë ndikuar për keq në marrëdhënien tuaj. 

Duke filluar që nga takimi i parë që keni me dikë, nëse nuk doni të dukeni toksikë në sytë e tyre duhet të ndaloni së bëri disa sjellje të caktuara.

Shumëkujt i ndodh që t’i afrohen një njohjeje të re, duke pasur në mend të gjithë listën me gjërat e bukura që do të gjejnë te personi përballë.

Mos u bëni shumë serioz ose të paktën mos e teproni. Të flisni për një lidhje të kaluar, bashkëjetesë është një zakon toksik që duhet eliminuar. Takimi i parë nuk është vendi i përshtatshëm dhe as koha e duhur për t’i shprehur ato.

Mos i injoroni ‘flamujt e kuq’. Ndër zakonet toksike më të përhapura dhe të dëmshme është ajo e injorimit të flamujve të kuq. Këto janë shenjat e mëdha apo të vogla që ju japin mundësinë të kuptoni menjëherë se personi me të cilin po dilni nuk është i duhuri.

Të kesh qëllime të ndryshme të jetës, për shembull, është një nga gjërat që duhet vlerësuar menjëherë. Nëse i kushtoni vëmendje, ato dalin në pah që në bisedat e para. Fokusohuni në të tashmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit