Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në foltoren e Kuvendit për marrëveshjen e vendosur mes Britanisë së Madhe she Shqipërisë për ekstradimin e emigrantëve të paligjshme.
Sula është shprehur se është dyfishuar numrin i emigrantëve shqiptarë dhe se rinia nuk ka më shpresë për këtë vend.
Ai ka shtuar se një 83-vjeçare është arrestuar ditën e djeshme për shkak të një shtese pa leje.
“Mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 3 urdhër-arreste për oligarkët e Tiranës për ndërtimet pa leje. Këto tre urdhra janë tërhequr po prapë brenda natës pasi, prokurorisë iu bë presion,” është shprehur ai.