Deputeti i PD-së, Dashnor Sula erdhi në foltoren e Kuvendit me disa paundë, për të ironizuar situatën në vend me e migrimin e të rinjëve.
Ai i shpërndau ato dhe la disa në vendin ku ulet Rama.
“Vijnë çunat e Londrës dhe i investojnë këtu paundët. Kjo marrëveshje është kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar. Vetëm në qershor 2021 qershor 2022 kanë 27 mijë shqiptarë. Për një vit është dyfishuar numri i shqiptarëve që kanë braktisur vendin. Deri këtu, më keq e më tragjike është situata për ata që ikin me gomone. Qershor 2021 qershor 2022 20 mijë emigrantë janë kapur në mënyrë të parregullt,” u shpreh ai.
Pas Sulës, fjalën e mori deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ky i fundit mes batuash u shpreh se ishin fallco.