-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja paraqet projektligjin për mbrojtjen e masmedias nga survejimi dhe ndërhyrja shtetërore

Kryesoret

Komisioni Evropian ka miratuar “Aktin Evropian për Lirinë e Medias”, një grup i ri rregullash për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë e medias në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga institucioni i lartë evropian.

Rregullorja e propozuar përfshin, ndër të tjera, masa mbrojtëse kundër ndërhyrjeve politike në vendimet editoriale dhe kundër mbikëqyrjes.

Ai thekson pavarësinë dhe financimin e qëndrueshëm të medias publike, si dhe transparencën e pronësisë së medias dhe shpërndarjes së reklamave shtetërore.

Projektligji gjithashtu përcakton masat për mbrojtjen e pavarësisë së redaktorëve dhe zbulimin e konflikteve të interesit.

Në fund të fundit, ligji do të trajtojë çështjen e përqendrimit të medias dhe do të krijojë një Këshill të ri të pavarur Evropian të Shërbimeve Mediatike.

Ky i fundit, do të përfshijë përfaqësues të organeve kombëtare të medias.

KE-ja miratoi gjithashtu një rekomandim shtesë për të inkurajuar garancitë e brendshme të pavarësisë editoriale.

“Vitet e fundit kemi parë forma të ndryshme presioni ndaj medias. Ka ardhur koha për të vepruar. Ne duhet të vendosim parime të qarta: asnjë gazetar nuk duhet të spiunohet për shkak të punës së tij; asnjë media publike nuk duhet të kthehet në një kanal propagande. Kjo është ajo që ne sot propozojmë për herë të parë: garanci të përbashkëta për mbrojtjen e lirisë së medias dhe pluralizmit në BE”, tha zëvendës presidentja për vlerat dhe transparencën Vera Yurova.

Sipas komisionerii evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, “Akti Evropian për Lirinë e Medias” ofron garanci të përgjithshme në nivel të BE-së.

Kjo, për të garantuar pluralizmin e zërave dhe aftësinë e medias për të vepruar pa asnjë ndërhyrje, qoftë private apo shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit