-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputet e Portugalisë votojnë pro Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Kryesoret

Parlamenti i Portugalisë ka ratifikuar këtë të premte protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ky parlament, i cili ka 230 deputet nga të cilët, 219 votuan pro hyrjes së dy vendeve nordike në NATO dhe kundër ishin 11.

Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë, dhe Suedia që kufizohet me Finlandën – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO, pas pushtimi rus të Ukrainës.

Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve.

Pas votimit të së premtes në Portugali dhe një ratifikimi të ngjashëm nga Spanja fqinje të enjten, vetëm Hungaria, Sllovakia dhe Turqia mbeten në listë për të bërë të njëjtën gjë.

Në fillim të korrikut, Kanadaja u bë shteti i parë që ratifikoi në parlamentin e saj anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit