Takimi i Vladimir Putin me Tayyip Erdogan, i cili u zhvillua në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, zgjati rreth 40 minuta .
Takimi i dy liderëve u zhvillua pa praninë e gazetarëve dhe u fokusua në bashkëpunimin mes Rusisë dhe Turqisë për transportin nga portet ukrainase, si dhe marrëdhëniet energjetike që ata mbajnë.
“Turqia është bërë një nga rrugët më të besueshme për dërgesat e gazit nga Rusia, madje edhe në Evropë. TurkStream po funksionon pa probleme”, komentoi Putin në takimin me presidentin turk.
Një e katërta e furnizimeve me gaz rus në Turqi do të paguhet në rubla.
“Siç e dini, marrëveshja jonë për furnizimin me gaz natyror me origjinë ruse në Turqi parashikon pagesën e 25% të këtyre furnizimeve në rubla. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë” , tha ai.