-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krizën energjike, Balluku: Fasha 800 kilovat/orë do jetë në fuqi deri në dhjetor, më pas do e rishikojmë

Kryesoret

Në qershor të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen zyrtare të ankandit për parqet eolikë i cili do të kalojë në disa faza deri në finalizimin e tij.

Ditën e sotme Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër.

“Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar.

Gjithashtu ministrja ka folur edhe për fashën thotë se kjo fashë, 800 kilovat /orë. Balluku tha se kjo masë do të miratohet nga ERE dhe do të hyjë në fuqi për muajin Tetor, do të ketë efekt deri në fund të muajit Dhjetor 2022.

Më pas, do të rishikohet për një vendim të dy dytë në varësi të kushteve energjetike dhe hidrike të Shqipërisë.

Dua të nënvizoj një fakt të rëndësishëm, që ky çmim që do të kërkojë miratimin e nga ERE do të qëndrojë në fuqi deri në 31 Dhjetor, pasi në fund të Dhjetorit ne do të kemi mundësi ta rishikojmë çmimin sipas kushteve. Në rast se do të kemi më pak importe dhe me shpresë do të kemi kushte shumë më të mira hidrike, atëherë edhe çmimi i fashës 800 kilovat/orë do të ulet ndjeshëm apo edhe mund të heqim fashën në varësi të prodhimit vendas që do të kemi dhe çmimit të mishelës energjetike”, tha ministrja Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit