-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po mbyllet mandati i Krajës! Erdhi për “peshk” dhe po ikën me “cironka”

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë sot garën për kreun e ri të SPAK-ut.

Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi po i mbaron mandati.

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor. Rregullorja kërkon që Këshilli të hapë garën tre muaj përpara mbarimit të mandatit.

Pas mbarimit të mandatit, Kraja do të vijojë të mbetet prokuror i SPAK edhe për gjashtë vite të tjera.

Kjo pasi mandati i një prokurori është nëntë vite, ndërsa drejtuesi i SPAK zgjidhet çdo tre vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjidhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit