-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama u fali burgun biznesmenëve për pallatet pa leje, PD: S’e njohim vendimin

Kryesoret

Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia deklaroi se kur PD të vijë në pushtet nuk do të njohë vendimin e qeverisë Rama për ndërtimet pa leje.

Ajo tha se PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve. Sipas saj, kriminelët do të kthejnë çdo gjë dhe çdo pasuri e konfiskuar, sipas ligjeve në fuqi do i kalojë shqiptarëve.

“VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë.

Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje. Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale. 

Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje. Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore” tha ajo.

Javën e kaluar qeveria nisi aksionin për identifikimin e ndërtimeve pa leje, pallate dhe kate shtesë. Biznesmenët, ndryshe nga qytetarët nuk do i çojë në prokurori, por qeveria u dha tre mundësi zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit