-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Trekëndësh i Weimarit”, bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryesoret

Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, tri shtetet bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.

“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, vijon komunikata.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.

“Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ministrive të jashtme gjermane, franceze dhe polake./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit