-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Filloi “furtuna”! Drejtori i ri kthen “përmbys” policinë: Tre reformat e thella

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar nisjen e lëvizjeve të forta në policinë e shtetit. Ai u shpreh se prioriteti i tij nuk është ndryshimi i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës. Konkretisht drejtori i ri theksoi se synon ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti. Gjithashtu ai njoftoi krijimin e një strukture me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim.

Reforma e dytë lidhet me emërimet. Muhamet Rrumbullaku njoftoi se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. “Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t’i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet”.

Reforma e tretë lidhet me atë që drejtori e cilësoi transformimin e Akademisë së Sigurisë. “Është një objektiv dhe kjo do arrihet duke marrë modelet më të mira europiane të mësimdhënies, me qëllim që efektivët e Patrullës së Përgjithshme dhe oficerët për Hetimin e Krimit, të cilët do të përgatiten në Akademinë e Sigurisë, të dalin prej andej sa më të aftë profesionalisht dhe të përshtatur me kulturën europiane dhe më gjerë të policimit në komunitet” tha Muhamet Rrumbullaku. Kryeministri Edi Rama i la 100 ditë afat për vendosjen e rendit dhe sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit