-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkon azil në Shqipëri, mediet turke: Gazetari është këshilltar i mafiozit famëkeq

Kryesoret

Një tjetër turk është ndaluar në Rinas dhe kërkon azil politik në Shqipëri me pretendimin se në vendin e tij i rrezikohet jeta nga pushteti i Erdoganit.

Ai është gazetari Ahmet Emre Olur. Avokati i tij Arben Llangozi ka paraqitur kërkesën për azil dhe pretendimet.

“Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin shqiptar për arsye sepse dëbimi nga Shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës.

Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqësuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani”, thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik.

Mediat në Turqi shkruajnë se gazetari është këshilltari i Sedat Peker, i cili është kthyer në një ndër rreziqet më të mëdha për qeverinë e Erdoganit.

Po sipas mediave Ahmet Emre Olur është një “ekspert i sigurisë së informacionit”, këshilltar për shtyp i Pekerit, ose ndryshe krahu i djathtë i mafies turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit