Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, që është rrethuar në krahun e Enkelejd Alibeajt akuzon se qeveria po përcakton kreun e ri të SPAK. Çdo ndryshim në këtë moment, ai e cilëson ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces.
“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve” shkruan ai.
Mandati i Arben Krajës përfundon në dhjetor dhe dje KLP hapi garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.