Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Instagram ka reaguar për të rinjtë të cilët ikin jashtë vendit.
Ai ka ndarë një foto me të rinjtë e partisë, ku shkruan se të rinjtë jashtë vendit mund të gjejnë çdo gjë që u mungon, por kurrë s’do gjejnë Atdhe.
“T’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!”, shkruan Meta.