Shqipëria u zgjua sot nga një mot i keq me reshje të dendura dhe përmbytje të shumta.
Nga Jugu në Vlorë deri në Tropojë reshjet e shiut ishin të dendura. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në Tropojë.
Tre fshatra janë izoluar. Përmbytjet janë të mëdha.
Por edhe në qytetet e tjera të vendit ka pasur dëme të vogla.












