Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim online me demokratët në Itali.
Ai është shprehur se anti-mafia italiane ka dhënë një kontribut të madh në luftimin e krimit në Shqipëri, dhe ka qenë ajo që bëri të mundur kapjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit.
“Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat.
Po mos të ishte anti-mafia italiane, Saimir “skafisti” do të ishte mbi zv.kryeministër, por ne i jemi mirënjohës se ata bën një betejë kundër organizatave kriminale,” është shprehur ai.