Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin online me shqiptarët në Itali tha se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë shtresës së mesme.
I ndalur tek rritja e çmimeve, ai tha se një shoqëri pas shtresën e mesme nuk mund të zhvillohet.
“Sot kemi rrogën mesatare më të ulët në rajon, 20-30% më të ulët se Kosova. Ju ngritët shqetësimin për çmimet. Bordet komuniste tha Rama janë të dobishme. Po, janë të dobishme sepse cakton çmimin që do.
Dhe me çmimet e rritura cakton të ardhurat e tij. Rama caktoi gjithsej 50 mln për shqiptarët.
Tani ka bërë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë,. përse? Do të godasë shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur shtresës së mesëm. Një shoqëri pa shtresën e mesme, kurrë nuk mund të zhvillohet”, tha Berisha.
Berisha shtoi se Italia ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.
Kështu ai ka renditur sukseset e emigrantëve shqiptarë atje.
“Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët. Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë. Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë”.
Në fjalën e tij ish-kryeministri ceku edhe antimafian italiane, për të cilën tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafias shqiptare.