Ahmet Emre Olur, gazetari turk, është depërtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.
Ai u ndalua në Tiranë, dhe u dërgua në Stamboll rreth orës 09:15.
Emre Olur, i cili u ndalua në Shqipëri , u prit nga ekipet e Interpolit dhe u soll në Aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania në Shqipëri.
Olur njihet edhe si këshilltar i mafiozit turk Sedat Peker.
Ditën e djeshme, ai dorëzoi në Rinas kërkesën për azil politik në Shqipëri pasi sipas tij në Turqi përndiqej politikisht nga mbështetësit e presidentit turk Erdogan.