-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdorimi i armëve bërthamore, Biden – Putinit: Mos, mos, mos

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që të mos përdorë armë bërthamore apo kimike.

Kjo pasi mendohet se Putin mund të ndryshojë strategji pas një sërë humbjesh ushtarake në Ukrainë.

I pyetur nga një gazetar amerikan në emisionin “60 Minutes” se çfarë do t’i thoshte Putin-it nëse do të mendonte të përdorte armë të tilla, Biden tha: mos, mos, mos.

Ushtria e Ukrainës zmbrapsi forcat ruse në një goditje rrufe në verilindje të vendit javën e kaluar, duke e vënë Putin-in nën presionin e nacionalistëve për të rimarrë iniciativën.

Putin ka paralajmëruar se Moska do të përgjigjet më me forcë nëse trupat e saj do të viheshin nën presion të mëtejshëm, duke ngritur shqetësimet se ai mund të përdorte në një moment mjete jokonvencionale si armë të vogla bërthamore ose kimike.

Biden tha se përgjigja e SHBA-ve do të ishte “me pasoja për Rusinë” – por nuk pranoi të jepte detaje.

Zyrtarët e qeverisë ruse kanë hedhur poshtë sugjerimet perëndimore se Moska do të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë.

I pyetur për komentet e Biden-it, “RIA Novosti” citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë: “lexoni doktrinën bërthamore të Rusisë. Gjithçka është e shkruar atje”.

Sipas doktrinës së Moskës, armët bërthamore mund të përdoren pas “një agresioni kundër Rusisë ose aleatit të saj me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, ose “kur vetë ekzistenca e shtetit është nën kërcënim”.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergey Shoigu, tha muajin e kaluar se armët bërthamore nuk ishin të nevojshme nga perspektiva ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit