Disa detaje të reja kanë dal nga vrasja e Gent Asani, 28-vjeçarit.
I riu u vra në derën e shtëpisë në Gostivar. Ai ka qenë duke u kthyer në banesë kur rreth 10 metra larg portës së shtëpisë është qëlluar me armë zjarri në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Një nga familjarët ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të identifikoi autorin.
“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Ai ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë nxituam ta dërgojmë në Spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk kishte shenja jete”, rrëfeu dëshmitari për Gostivari Sot.