Afrim Morina, Arben Ymeri dhe Fatmir Gurgurovci janë tre të dyshuarit, të cilët akuzoheshin në 2017 se do ti bënin atentat ish-kreut të opozitës Lulzim Basha.
Asnjëri prej tyre nuk ishte banues në Shqipëri dhe ende nuk dihet se kush i pagoi ata për atentatin e dyshuar ndaj Bashës.
Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe njihet si person që mund të kryej dhe vrasje për pagesë.
Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe akuzohet për tentativ të sulmit terroristë në manastirin e Deçanit.
Fatmir Gurgurovci, i lindur në Ferizaj të Kosovës dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës, për lojërat e fatit.
Ende nuk dihet sesi janë lidhur të tre personat e dyshuar në vrasjen e Bashës.