Beniada Nishani është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.
Edhe pse ajo shpesh është ‘ngacmuar’ me pyetjet rreth jetës së saj sentimentale, kurrë nuk ka dhënë detaje.
Por moderatori Edi Manushi ka zbuluar ‘sekretin’ e modeles duke u shprehur se modelja është në një lidhje me një Italian.
“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha Manushi.
Por pas këtyre fjalëve, Beniada ka mbetur e habitur duke thënë se ajo për moderatorin është e lidhur në Itali, por vetë nuk ia kishte idenë e emrit të avokatit në fjalë.
“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”, tha Beniada.
Por Manushi nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigjen e tij duke e ‘kërcënuar’ se do i nxirrte të ‘palarat’ e saj.
“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, tha ai.