-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të flesh e të zgjohesh nën breshërinë e plumbave, Shkodra s’gjen qetësi

Kryesoret

Prej muajsh Shkodra është gjendur në krye të kronikës së zezë. Ngjarjet kanë ndjekur njëra-tjetrës dhe grupet rivale kanë filluar eliminimet.

Vrasja e Erjon Xhenje

Mbrëmjen e së dielës Shkodra u trondit sërish nga vrasja e një 19-vjeçari, Erjon Xhenje, teksa ky i fundit po pinte kafe. Kjo është vrasja e dytë e bujshme e ndodhur brenda dy javëve në Shkodër. Edhe kjo vrasje ka mbetur pa autor, pa varësisht si i ati i viktimës e kishte ndjerë diçka të tillë, pasi kishte lidhjeve të punës që kishte me fisin Bajri.

Përplasja me Çekorjes dhe Bruçit

Një përplasje kjo që sipas policisë ka filluar para 2 vitesh, ku Alban Bruçi plagosi Bajram Çekorjen.

Ky i fundit, priti deri sa Albani kreu dënimin dhe i organizoi një atentat afër shtëpisë, teksa ai po zbriste nga automjet. Edhe pse mbi Bruçin u zbrazën 19 plumba ai arriti të shpëtonte pa asnjë gërvishtje.

Kjo ngjarje nuk u mbyll lehtë, këtë të premte, u ekzekutua babai i Bajram Çekorjes. Vetëm dy ditë para ekzekutimit, ai u shpreh për pafajësinë e djalit të tij, dhe këto rezultuan të ishin dhe fjalët e fundit.

Pinë e më pas u vranë

Kjo është historia e Agron Metushi dhe Alfons Palushani, këta të dy ishin miq dhe po pinën alkool deri në orën 3 të mëngjesit, kur pati një krisje mes tyre.

Metushi ishte tregtar në zonën Shelqetit. Palushi ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh. Ata janë takuar në lokalin e natës duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Alfons Palushani është larguar për në banesën e tij. Ai ka marrë armen e zjarrit dhe është rikthyer tek lokali

Aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani. I cili po largohej me makine dhe ka qëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Me pas, ai është larguar me shpejtësi.

Zbrazet kallashnikovi në mes të ditës

Një zbrazje kallashnikovi, e cila mund të kishte qenë fatale, nxiti ankth te banorët e Shkodrës pasditen e 19 korrikut. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes policia ka hetuar për një kërcënim ndaj, 56-vjeçarit, pronarit të lokalit.

Gjuajti me kallashnikov për të trembur fëmijët

49-vjeçari Agron Mehmeti qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh, pasi këta të fundit ishin konfliktuar me të birin e tij është vetëdorëzuar në polici.

Ai ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13 vjeçare, të cilët një ditë më parë janë konfliktuar me të birin, bashkëmoshatarë të tij.

Më pas ka nxjerrë armën dhe ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre. Për fat, plumbi nuk ka kapur asnjë nga fëmijët.

Pakoja “dhuratë” ndaj drejtoreshës

Rreth orës 16:00 të 28 qershorit, policia e Shkodrës u vu në lëvizje pas një alarmi të dyshimtë për bombë në lagjen Vojo Kushi, pasi një pako e dyshimtë ishte lënë buzë rrugës.

Forcat xheniere mbërritën në vendngjarje për të bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos.

Pakoja ka pasur si qëllim kërcënimin e drejtoreshës së OSHKSH (operatori i kujdesit shëndetësor), Suida Kukës. Pakoja e dyshimtë ka qenë e vendosur poshtë makinës së Kukës.

U vra në karrige me rrota

 Lulash Qepuri, 70-vjeç vdiq në në spitalin e Shkodrës në 16 qershor pas plumbave që mori në lokalin e fshatit Stom Golem në Shkodër.

Autori është afruar i maskuar në këmbë përpara lokalit ku qëndronte viktima në një karrige me rrota dhe e ka qëlluar.

Sipas policisë në kundërpërgjigje i biri i viktimës e ka qëlluar me armën shotgan. Por ai ka arritur të largohet në rrugën në drejtim të Bardhajve.

Ai ishte arrestuar vite më parë për drogë.

Vrasja e Naim Bajrit

Të paktën 2 persona morën pjesë në vrasjen e Naim Bajrit mëngjesin e 4 qershorit në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër. Autorët ende të paidentifikuar sapo u afruan tek kafja ku ndodhej 68-vjeçari. Tregtar peshku së bashku me punëtorin e tij, njëri prej tyre ka zbritur nga makina e më pas ka hapur zjarr.

Teksa janë siguruara se kanë ekzekutuar 68-vjeçarin, atentatorët janë larguar në drejtim të zonës së Livadheve në Kiras ku kanë djegur dhe makinën tip Benz.

Maji, muaj i tritoleve për Shkodrën

Muaj maj duket që ka qenë muaji i tritoleve në Shkodër. Mbrëmjen e e kaluar një tritol ka pranë banesës së Pëllumb Vukës, officer policie.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Por ky nuk është rasti i vetëm për këtë muaj në Shkodër. Brenda një muaj disa officer policie kanë rënë pre e sulmeve me tritole.

Më 20 maj, u vendos tritol në lokalin në pronësi të efektivit Ndrek Rrasa, 46 vjeç.

Konkretisht më 27 prill u dogj makina e Dritan Turhanit në lagjen Perash ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kroni në lagjen “Tre Heronjtë”.

Në muajin mars lënda plasëse u vendos në hyrje të një qendre tregtare, e cila është në pronësi të ish-kandidatit të PD-së në bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Të gjitha këto ngjarje pa autorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit