Policia e Pjesës është alarmuar pasi ka marr informacione se një mjet shpërthyes është futur në spitalin e qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës i cili konfirmoi se ka marrë një sinjalizim nga stafi i spitalit.
“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha Gashi.