Mbrëmjen e 18 shtatorit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Erjon Xhenja vetëm 19-vjeç u qëllua për vdekje në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Tashmë ka dalë edhe foto e 19-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pranë stadiumit.
Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.
Polica ende nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët, e vetmja gjë që kanë gjetur është një motoçikletë e djegur së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.