-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KUJDES! Mafia po shtrin “tentakualat” drejt parave të BE-së

Kryesoret

Kriza ekonomike dhe sociale po e bën Italinë të cenueshme ndaj infiltrimit edhe më të thellë nga krimi i organizuar.

Në një fjalim në maj, një nga të fundit para rënies së qeverisë së tij, kryeministri Mario Draghi paralajmëroi se krimi i organizuar kishte “marrë forma të reja, por po aq të frikshme”. 

“Përtej dhunës, krimi i organizuar është insinuuar në bordet e kompanive. Ata ndotin strukturën ekonomike nga sektori i pasurive të paluajtshme deri te zinxhirët e furnizimit me shumicë.” është shprehur ai.

Në përgjithësi, grupet kriminale të Italisë kontrollojnë rreth 9% të ekonomisë, sipas vlerësimeve të ndryshme. 

Ndërsa mafiozët gjetën mënyra të reja për të fituar para gjatë pandemisë duke u përqendruar në prodhimin e maskave dhe shërbimet e funeralit. Paratë e BE-së ofrojnë një objektiv të ri.

Zyrtarët e policisë dhe ekspertët e krimit po japin një alarm të ri për grupet mafioze që blejnë biznese në rrezik falimentimi. Është një problem në të gjithë Evropën Jugore, por Italia është në rrezik të veçantë pasi firmat e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 80% të ekonomisë./Bloomberg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit