-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje mes bandave? Një e vëzhgonte, dy e ekzekutuan, si ndodhi vrasja në Shkodër

Kryesoret

Një atentat me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme.

Viktima është Erion Xhenja, 19 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri plumbash, ndërkohë që ishte duke parë një ndeshje futbolli në një lokal në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Ndërsa policia po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen, pista kryesore vijon të mbetet përplasja mes bandave në Shkodër.

Mësohet se 19-vjeçari nuk kishte probleme me drejtësinë.

Hetuesit nga mbledhja e të dhënave paraprake dyshojnë, se vrasja e djeshme është vazhdimësi e ngjarjeve kriminale.

Ka dyshime se i riu mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale, që kanë ndodhur në Shkodër gjatë këtij viti.

Ndërkohë grupi hetimor është duke bërë kontrolluar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plote të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autoreve.

Kamerat janë sekuestruar jo vetëm në vendin ku ndodhi ngjarja, por edhe në rrugën nga ku u larguan autoret e më pas dogjën motoçikletën.

Burime bëjnë me dije se autoret dyshohet të kenë qenë, të paktën tre persona.

Ku dy kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krim, ndërsa një tjetër ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit