Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se çmimi për 100 familje të shtresës së mesme është rritur deri në katër herë.
“Rritet deri në 4 herë çmimi për 100 mijë familje të shtresës së mesme.
Ka një rregull të artë në ekonomi; gjatë krizës mos rrit taksat.
Fatkeqësisht ky është rregulli artë i kësaj qeverie: gjatë krizës transfero koston e keq qeverisjes, korrupsionit te qytetarët!”, shkruan Tabaku.